Rama publikon pamje nga maketi i Portit të ri të Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet maketi i sapo përfunduar për ndërtimin e portit të Durrësit, ku sipas kreut të qeverisë do të jetë një prej porteve më të mëdha turistikë në të gjithë Mesdheun.

Maketi është përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, sipas zotit Rama.

"Mirëmëngjes, dhe me maketin e sapo-përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë," ka shkruar kryeministri.