Mashtronin turistët me lojëra me letra dhe u merrnin lekë, tre të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 shtetas të cilët mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Të arrestuar janë shtetasit Bruxhino Murati, 28 vjeç, Albi Xhixha , 19 vjeç banues në Shijak dhe Klejdi Dusho, 19 vjeç, banues në Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit. 

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Albi Xhixha  iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Mashtrimi" kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".