Bëhuni gati për javën më të nxehtë të qershorit, ja sa do të arrijnë temperaturat maksimale
Java ka nisur me temperatura të larta dhe me shumë diell. Sipas Meteoalb, kjo do të jetë java më e nxehtë e qershorit dhe e verës deri më tani. Meteorologia, Lajda Porja, thotë për emisionin "Ditë e Re" se temperaturat maksimale do të shkojnë deri më 40 °C. Në mesjavë temperaturt do të rriten ndjeshëm, ndërkohë në fundjavë do të pësojnë ulje, 2 deri në 3 °C.

"Kjo javë do të jetë java më e nxehtë e qershorit dhe e vrrës deri më tani , duke qenë se kemi dhe dy muaj tjerë përpara.
Parashikohet sot që moti t jetë i kthjellët, vranësirat të jenë shumë pak të pranishme. Në ekstremin verior pritet të ketë rebeshe afatshkurtra shiu, por në sasi të vogla, vetëm për disa minuta.
Do të jemi nën rrezatimin e diellit në orët më të shumta të ditës.
Sot edhe nesër mbetemi në vlerën jo m,ë shumë se 36 gradë. Duke filluar që nga dita e mërkurë temperaturat maksimale do shkojnë 40 °C, apo edhe mbi 40°C.
Zonat më të nxehta parashikohet të jenë Tirana, Elbasani, Fieri, Shkodra, Kuçova, ku do të shënohen vlerat më ekstreme."