Lojëra fati në Tiranë, arrestohet pronarja e lokalit dhe 33-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2021, 08:53
Dy persona janë arrestuar nga policia për ushtrimin e aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.
Të arrestuar janë K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç.
Burime nga policia bëjnë me dije se në lokalin e marrë me qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojëra të paligjshme të fatit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
