Vjedhje gjatë sezonit turistik, një maroken mes dy të arrestuarve në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2021, 13:10
Dy persona, mes tyre një maroken janë arrestuar nga policia e Durrësit për vjedhje.
Në pranga ka rënë E. A., 36 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Falsifikim dokumentesh" dhe "Mashtrimi".
Ky shtetas, në lagjen nr. 6, Durrës, i ka vjedhur çantën e dorës me një sasi vlere monetare, shtetases I. Sh.
Policia arrestoi gjithashtu shtetasin A. A., 28 vjeç, shtetas maroken, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

