Konfisohen 9 pasuri të Moisi Habilajt, 82 mln lekë asete GJKKO: U krijuan nga aktiviteti kriminal
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të konfiskojë disa nga pasuritë e Moisi Habilajt, i dënuar në Itali dhe Shqipëri për trafik të lëndëve narkotike.
Gjykata pranoi në këtë mënyrë kërkesën e SPAK për të konfiskuar asetet me vlerë 82 milionë lekë të Habilajt, që janë kryesisht 3 apartamente 1 njësi shërbimi 5 automjete, ndërsa ka hequr sekuestron nga prona të tjera që ishin kryesisht troje e banesa .
Habilaj u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal dhe e ka dënuar me 10 vite burg.
Moisi Habilaj, aktualisht është në arrati, ndërsa është i dënuar edhe në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi, dënim që nuk e ka vuajtur ende pasi Moisi Habilaj u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie.
Grupi i Habilajve u gjykua dhe u fajësua edhe nga drejtësia italiane lidhur me trafikun e kanabisit, por Moisi Habilaj u arratis nga masa e “arrestit shtëpiak” para se dënimi të merrte formë të prerë.
Pasuritë e konfiskuara
I. Konfiskimin e pasurive dhe kalimin ne favor të shtetit, deri në vlerën e pajustifikuar të shpenzimeve me të ardhuratë ligjshme si më poshtë.
1. Pasuria 27/131-ND Z.K. 8605, vol.10 fq.32, e llojitndërtesë me sipërfaqe 156m², e cila figuron në pronësi të shtetasit A.H.
2. Pasuria 27/154-G, Z.K.8605, vol.37 fq.38, e llojit garazh me sipërfaqe totale 514m², e cila figuron në pronësi të shtetasit A.H.
3. Pasuria 18/103-N9, Z.K.8604, vol.29 fq.9, e llojit apartament me sipërfaqe totale 285m², e cila figuron në pronësi të shtetasitA. , M.dhe F. H.
4. Pasurinë 21/7-N3/2, Z.K.8603, vol.61 fq.250, e llojit njësi me sipërfaqe totale 136 m², e cila figuron në pronësi të shtetasit F.H.
5. Automjeti me targë -XXXXXXX, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008.
6. Automjeti me targë - XXXXXXX, e markës Ford, Focus,e vitit të prodhimit 2002.
7. Automjeti me targë - XXXXXXX, e markës Ford, Focus,e vitit të prodhimit 2000.
8. Automjeti me targë - XXXXXXX, e markës Skod, Fabia, e vitit të prodhimit 2002.
9.Automjeti me targë - XXXXXXX, e markës Fiat Bravo, e vitit të prodhimit 2007
Pezullohen pasojat e konfiskimit
Po kështu janë pezullur pasojat e zbatimit të masës së konfiskimit, të pasurive të sekuestruara me vendimin Nr.379 datë 29.10.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, deri në dhënien e një vendimi gjyqësor penal për revokimin apo shuarjen e kësaj mase, për pasuritë si më poshtë:
-Pasuria 21/7-N3/2, Z.K.8603, vol.61 fq.250, e llojit njësi me sipërfaqe totale 136m², e ndodhur nëlagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cilafiguronnëpronësitështetasit F.H. .
-Pasuria 27/131-ND Z.K. 8605, vol.10 fq.32, e llojitndërtesë me sipërfaqe 156m², e ndodhurnëlagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cilafiguronnëpronësitështetasit A.H. .
Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të ngarkohet Z.Arjan Baci dhe Erion Ricku, administrator pranë Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë.
Kundër vendimit lejohet ankim brënda pesëmbëdhjetë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së këtij vendimi, 18 qershor 2021, dhe për palët nga e nesërmja e njoftimit, të këtij vendimi
