U arrestua me shumë bujë nga RENEA, gjykata e Vlorës liron Edison Begajn
Gjykata vendosi "arrest shtëpie" për Edison Begajn, 41-vjeçarin e arrestuar nga forcat RENEA në Vlorë, me armë pa leje dy javë pasi ishte objektiv i një atentati në prani të fëmijëve të mitur. Vendimi u dha në spitalin e Fierit ku Begaj vijon trajtimin për plagët e sulmit në derë të banesës.
41-vjeçari, Edison Begaj, i arrestuari i vetëm gjatë aksionit të bujshëm të forcave RENEA në qytetin e Vlorës pasi u kap me armë pa leje, vetëm dy javë pasi ishte objektiv i një atentati nuk do të shkojë në qeli.
Togat e zeza kanë vendosur që hetimi ndaj tij për akuzën e armëmbajtjes pa leje të vijojë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Vendimi i është komunikuar këtë të premte në ambientet e spitalit të Vlorës, ku 41-vjeçari Begaj ndodhet i shtruar për ndërlikime shëndetësore.
Ai u vu në pranga më 15 qershor në lokalin e tij në Lungomare gjatë aksionit të Forcave Speciale që i gjetën një pistoletë dhe 5 fishekë.
Familjarët pas arrestimit folën për një ndërhyrje tendencioze ndërsa armën e mbante për vetëmbrojtje që pas atentatit.
Mesnatën e 29 majit, Bagaj u sulmua në sy të dy fëmijëve të mitur, nga një person i veshur me uniformë të ngjashme me atë të policisë së shtetit.
Ai mbeti i plagosur me të paktën 4 plumba.
41-vjeçari, Edison Begaj, qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, pasi më herët ka qenë i dënuar për prodhim e shitje të narkotikëve dhe municioneve luftarake.