Më shumë ngelësa, vetëm 36 me notën 10 absolute në provimin e maturës
Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj në maturën shtetërore tregojnë një rritje të notës ngelëse krahasuar me një vit më parë.
Gjithashtu është vënë re edhe një ule e nxënësve që kanë mundur të marrin notën maksimale 10.00 në provimin e gjuhës së huaj.
Provimi i gjuhës së huaj për maturantët këtë vit duket se ka qenë më i vështirë se një vit më parë, ose viti I pandemisë ka ndikuar te dijet e gjimnazistëve. këtë e tregojnë notat e nxënësve të publikuara dtën e enjte nga ministria e arsimit.
Nga 34 mijë maturantët janë vlerësuar me notën 10 absolute vetëm 36 prej tyre.
Krahasuar më një vit më parë ky numër është shumë më i ulët. Pasi për 2020 pikët maksimale i kanë marrë 182 maturantë.
Megjithatë notës 10 i shtohen dhe ata që kanë marrë nga 9.5 në 9.9.
Sipas tabelës së ministrisë notën 9.5 deri 9.9 kanë mundur ta marrin 6465 nxënës.
Megjithëse e konsideruan provimin të lehtë, një numër i lartë i tyre nuk kanë arritur të marrin pikët minimale për të marrë provimin.
Këtë vit me notën 4.00 janë vlerësuar 2,199 maturantë, nga 1232 një vit më parë.
Për këta që nuk kanë mundur të marrin notën kaluese do të kenë mundësi të kalojnë klasën në vjeshtë, kur dhe do ti nënshtrohen testimit, për të marrë më pas vendimin nëse do të duan të ndjekin studime të larta
Rreth 29 mijë maturantë kanë zgjedhur të ndjekin gjuhë të huaj anglisht, përkundrejt 2777 që kanë ndjekur frengjishten. 792 kanë ndjekur italisht, 80 gjermanisht, 28 spanjisht dhe 26 turqisht
Aktualisht maturantët e kanë mbaruar ciklin e testimit të njohurive. Në ditët në vijim pritet që të dalin rezultatet e tjera. Më i vështiri konsiderohet ai i matematikës, për të cilin ministria e arsimit ka njoftuar se do të ketë një ulje të pragut të pikëve, vendim i marrë pas protestave të maturantëve.
Në fazën përgatitore të këtij procesi, përfaqësues të ministrisë thanë se testet do të ishin të një niveli mesatar, duke marr parasysh edhe vështirësitë e shkaktuara nga zhvillimi i mësimit online.
Mund te klikoni këtu dhe linkun ketu

