LGBT denoncon dhunimin e transgjinores në Tiranë, Ambasada Gjermane: Policia të zbardhë sulmin
Aleanca LGBT ka denoncuar se një 21-vjeçare transgjinore është dhunuar fizikisht dhe verbalisht në rrugët e Tiranës për shkak të identitetit të saj seksual.
21-vjeçarja transgjinore ka bërë kallëzim në polici dhe kjo e fundit thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
"Me datë 16.06.2021, shtetasi me iniciale E. M., 21 vjeç, kallëzon se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve".
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ambasada Gjermane e cila e konsideron tronditëse këtë sulm, ndërsa i kërkon policisë që ta zbardhë sa më parë.
"Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.
Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit".
Kosova në dialog
17 Qershor, 12:16
Aleanca LGBT ka publikuar në rrjetet sociale disa foto ku thotë se një 21-vjeçare transgjinore është dhunuar verbalisht dhe fizikisht nga 10 djem në Tiranë.


