Dorëhiqet drejtori socialist, në krye të IKMT Shkodër kandidati për deputet i Tom Doshit

Nuk ka të ndalur vala e dorëheqjeve të drejtorëve në radhët e PS Shkodër.

Ditën e sotme mësohet se ka dorëzuar dorëheqejn drejtori i IKMT-së, Ilir Niklekaj, për motive ende të paqarta.

Në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha. Drejtori i ri në krye të IKMT ishte kandidat i PSD në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndryshimet në IKMT vijnë ndërsa në bregdetin e Shkodrës ka nisur aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.