"Gati për Shqipërinë", Ramës i shfaqet në zoom studenti që protestoi kundër tij në dhjetor të 2018
Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar dëgjesën e katërt të të rinjve apo ekspertëve shqiptarë që jetojne punojnë jashtë vendit e që dëshirojnë të kontribuojnë për vendin.
Prezantimet e eksperiencave në institucione, apo projekte të ndryshme ndërkombëtare si dhe studimet në universitete të njohura janë mbajtur shënim nga organizatorët, ndërsa Rama ka ftuar në kryeministri ata që për momentin ndodhen në Tiranë.
"Do të bësh një takim me drejtoren time të kabinetit direkt meqë je këtu në Tiranë, që të shohim dhe mos të të lëmë të ikësh ndoshta."
Në projektin "Gati për Shqipërinë" kishte aplikantë që më herët protestuan kundër Ramës.
Rama: Ne jemi takuar bashkë apo jo?
Hansi Kapllani: Po.
Rama: Për dijeninë tuaj ne jemi takuar bashkë se doli në protestë fuqishëm kundër meje, prandaj e kam takuar, dhe pastaj ramë dakord që të mos biem dakord, por të jemi shok.
Hansi Kapllani: Kjo është e bukura e këtyre takimeve.
Pas kësaj faze do të jenë ministrat përkatës që do të kontaktojnë, për të vazhduar më tej me punësimin.
"Bëni durim dhe të mos tërhiqeni në rast se shihni që ka vonesa, se mund të bëni komunikim me ministrat dhe pastaj mund të mendoni se u harruat, për këtë arsye do ju lutesha që të mbani kontakt me Borën, që takuam ministrin, por këto s’më takojnë, çdo gjë mund të ndodh se jetojmë në Tiranë, kështu që mbani kontaktin me Borën për çdo gjë që nuk shkon dhe Bora është në kontakt me mua për çdo gjë".
Sipas deklaratës për media, aplikimet për "Gati për Shqipërinë" vazhdojnë edhe pas këtij sesioni të katërt.

