Vajzat prenë flokët live në studion e "Ditë e Re" dhuratë për vajzat e prekura nga kanceri

Dy vajza të reja bën një gjest sensibilizues në studion e emisionit Ditë e Re, në Rtv Ora, me moderatorë Arjon Muça dhe Arjola Shehu.

Ergita dhe Jona vendosën të presin flokët live, për t’i dhuruar për një vajzë të prekur nga kanceri.

Vajzat u shprehën të lumtura që flokët e tyre do të gëzojnë  gratë që vuajnë nga kanceri.

"Do dhurojmë flokët për vajzat dhe gratë që kanë nevojë për paruke. Krejt papritur pashë një emision, ku vajzat dhurojnë flokët për ato që i kanë nevojë dhe thash pse mos ta bëj dhe unë, sepse kam flokë mjaftueshëm", thotë Ergita.

Vajzat  prenë  flokët live në studion e "Ditë e

Donjeta Zeqo, përfaqësuese e "Europa Dona Albania" thotë se në të shumtën e rasteve dhurueset e flokëve janë vajza të vogla dhe të reja, pasi ato kanë flokë mjaftueshëm dhe të shëndetshëm për t'i dhuruar.

Vajzat  prenë  flokët live në studion e "Ditë e

"Në përgjithësi janë goca të reja që dhurojnë flokët, vajza të vogla. Flokët që dhurohen duhet të jenë të palyer. Paruket ndikojnë goxha në psikologjinë e grave dhe vajzave , që humbasin flokët nga kanceri dhe ne duam t'ia lehtësojmë atyre dhimbjen."