Non grata në SHBA dhe sekuestrim të pasurisë kush trafikon qënie njerëzore

Trafikantët që përfshihen në trafikun e qënieve njerëzore do të përfshihen në listën e zezë të Amerikës. Në tryezën e organizuar në Shqipëri për luftën ndaj këtij fenomeni, ambasadorja Yuri Kim theksoi se ndaj tyre do të zbatohet vendimi i presidentit Biden, duke shkuar deri në sekuestrimin e pasurive. Nga ana tjetër ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, nënvizoi rëndësinë e dënimit të trafikantëve.

Lufta ndaj trafikut të qenieve njerëzore ka bërë bashkë ambasadorët e OSBE, BE dhe SHBA në Tiranë.

Kreu i prezencës së OSBE-së, Vicenzo del Monaco, në fjalën e tij e vuri theksin te rëndësia që ka bashkëpunimi mes shteteve në luftën ndaj këtij fenomeni.

"Trafikimi i qenieve njerëzore është plagë e globit. Kjo murtajë vijon, miliona persona në botë janë viktima të punës së detyrueshme dhe shfrytëzimit seksual, shumica janë gra dhe fëmijë. Organizatat kriminale fitojnë para me këtë kriminalitet. OSBE drejton aleancën kundër trafikimit të personave. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të personave".

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, nënvizoi vendimin e presidentit Biden për të ndëshkuar këdo që përfshihet në këtë aktivitet të paligjshëm.

“Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, në synojmë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave.

Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv.

Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore".

Për Sorecën, është e rëndësishme që të dënohen trafikantët.

"Ne kemi  një strategji si BE për të luftuar këtë fenomen. Kjo është një strategji e cila tashmë po shtrihet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ne e kërkojmë edhe nga vendet kandidate.

Synimi ynë që trafikimin e qenieve njerëzore nga një krim me rrezik të ulët por me fitim të lartë ta kthejmë në një krim me fitim të ulët por me rrezik të madh.

Strategjia thekson gjithashtu edhe nevojën e bashkëpunimit me vendet jo anëtare, siç është edhe Shqipëria. Sigurisht që qasja në drejtësi është shumë e rëndësishme".

Nga ana e saj zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko, theksoi se ka një bashkëpunim të fortë mes aleatëve dhe Shqipërisë për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore.