Kosovë, zgjedhjet në pranverën e vitit 2014

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale në Kosovë do të mbahen në pranverën e vitit 2014.Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se kjo është arritur në një marrëveshje mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.Sipas mediave për këtë marrëveshje kanë rënë dakort kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala.Sipas të njëjtave burime, zgjedhjet lokale të parashikuara për fundvitin e ardhshëm janë shtyrë për 6 muaj në 2014.Të tre liderët kanë rënë dakort që presidentja Atifete Jahjaga të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2014. Gjithashtu mësohet që është bërë marrëveshja që pasardhësi i Jahjagës të zgjidhet në Kuvend dhe jo me vota të drejtpërdrejta.