Halbauer: Situata në Kosovë është e qëndrueshme

Komandanti i KFOR-it Gjenerali gjerman Walker Halbauer thotë se situata në Kosovë në përgjithësi është e qetë me përjashtim të verut ku situata është më ndryshe.Në një intervistë për një revistë të përjavshme gjermane Halbauer thotë se situatë e qetë mbertëron edhe në kufi me Serbinë.Sipas Halbauer qytetarët e Kosovës ne veri janë të interesuar për të jetuar të qetë. Ai beson se dialogu në nivel kryeministrash që tashmë ka nisur në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë edhe në qetësimin e më tejshëm të situatës.“Politikanët e të dyja palëve kanë hyrë tani në një proces në të cilin është e mundur të arrihet progres i shpejtë", tha komandanti i KFOR-it.Kur Halbauer është pyetur se a është NATO duke planifikuar që shtojë numrin e forcave në Kosovë , ai ka thënë se kjo varet nga vlerësimet që do të bëjë NATO.