Arvizu: Qeveriset më mirë nëse bashkëpunohet
Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në SHBA, ambasadori Aleksandër Arvizu përcolli edhe mesazhin për politikën shqiptare për sa i përket numërimit të votaveNë fjalimin e tij, ambasadori Arvizu gjithashtu theksoi se qeveriset më mirë nëse bashkëpunohet."Puna e madhe në qeverisjen e një vendi nuk mund të bëhet vetëm, nuk mund të bëhet nga një parti por duhet të jetë një përpjekje e përbashkët. Ashtu si edhe e tha edhe sekretarja Klinton ata kanë punuar së bashku sepse e duan vendin e tyre” tha Arvizu.Ambasadori Arvizu iu referuar edhe numërimit të votave në SHBA duke e lidhur atë në mënyrë indirekte edhe me numërimin e votave në Shqipëri."Në SHBA votuan më shumë 106 milionë votues. 95 përqind e votave janë numëruar dhe për ta bërë këtë është nevojituar 6-5 orë dhe jo një javë apo 10 ditë. Kjo është e rëndësishme dhe ne kemi disa avantazhe teknologjike. Por gjëja më e rëndësishme është të ecet përpara me shpejtësi dhe kur nuk e bën këtë humbet besimin e njerëzve. Besoj që fjalimi i presidentit Obama dhe guvernatorit Romney dhe ajo e sekretares së shtetit Klinton në Tiranë janë të ngjashme dhe kanë një temë të përbashkët që zgjedhjet janë themeli i një demokracie dhe punohet fort dhe punohet për fituar, luftohet për të fituar por ku përfundohet ka marrë fund. Mbi 100 milionë amerikanë nuk kanë votuar për Obamën. Ata kanë menduar që dikush tjetër do të ishte një president më i mirë por ashtu sikur e tha edhe presidenti Obama ai nuk është vetëm i atyre që votuan për të por i çdo amerikani” tha Arvizu