Kurbin, tenton të grabisë një furgon, arrestohet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2013, 08:45
Një person është prangosur nga policia në Kurbin pasi ka tentuar të grabisë një furgon.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit ku Altin Ruci i maskuar dhe me armë ka tentuar të grabisë një furgon që transportonte qumësht dhe drejtohej nga shtetasi Shkëlzen Murati.Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e policisë e cila parandaloi grabitjen si dhe arrestoi edhe Rucin.Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.