Fullani takim me homologun turk për politikat monetare dhe stabilitetin financiar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka pritur në një takim pune homologun e tij turk, Erdem Basçi, ku të dy shprehën angazhimin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis dy institucioneve që ata drejtojnë.Ata përcaktuan pikërisht fushën e politikës monetare dhe stabilitetit financiar si dy fushat më në nevojë për shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë dhe Republikës së Turqisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e njohu homologun e tij me masat e marra nga ana e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe qëndrueshmërinë e sistemit bankar.Fullani, në këtë vizitë në vendin tonë të guvernatorit të bankës qëndrore të Turqisë, diskutoi me të edhe rreth zhvillimeve më të fundit të dy ekonomive respektive.Pas takimit dy guvernatorët morën pjesë në çeljen e ekspozitës "Kohë dhe vende, Stambolli" me piktura nga koleksioni i BankësQqëndrore të Turqisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e galerisë kombëtare të arteve deri në datën 14 Korrik.