Partia Aleanca Demokristiane takim me simpatizantë në Kombinat

Partia Aleanca Demokristiane ka zhvilluar një takim me simpatizantë në Kombinat për të çuar në parlament zërin e emigrantëveKryetari i Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati, në një bashkëbisedim me simpatizantë në Kombinat, ka kërkuar votat në emër të kandidates për deputete, Ana Preka, e cila do të jetë zëri i emigrantëve në parlamentin e ardhshëm.Ana Preka, kërkoi votat e qytetarëve për numrin 33 në fletën e votimit, si kandidatja e parë e kësaj force politike në qarkun e Tiranës dhe një femër e cila do të mbrojë fort interesat e qytetarëve në parlament.Ndër programet kryesore të kësaj partie është përfaqësimi i emigrantëve, punësimi dhe familja si baza e një shoqërie të zhvilluar.