Lajiç: Plani i Tadiçit, zgjidhje për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiç deklaroi se Beogradi duhet të kërkojë zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, e cila nuk do të përfshinte edhe njohjen e Kosovës.Sipas tij plani katërpikësh, i hartuar nga ish-presidenti serb Boris Tadiç, është një bazë e mirë e cila mund të shërbejë për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën.Lajic ka thënë se plani i Tadiçit përmban parimet kryesore dhe mund të marrë edhe mbështetjen e opozitës dhe, sipas tij, duhet të arrihet një konsensus i gjerë lidhur me këtë çështje.Zv.kryeministri serb Lajiç i tha gazetës serbe “Blicit” se qëndrimi i parë serioz i qeverisë mund të arrihet brenda vitit.Ai ka theksuar se rimëkëmbja e vendit do të jetë graduale dhe është e rëndësishme të ndryshojnë politikat ekonomike.