Momente dramatike për Greqinë, Samaras thirrje partnerëve

Në përpjekjet e fundit për të  shmangur thyerjen në Parlament kryeministri grek Antonis Samaras ka zhvilluar takime private me dy  partnerët e koalicionit qeverisës, Fotic Kuvelis të së majtës demokratike dhe Evagelos Venizelos të PASOK-ut.Takimet janë mbajtur para votimit vendimtar  për paketën e masave të shkurtimeve që do ti hapte rrugën lëvrimit të këstit të ri të kredisë për Greqinë që janë të nevojshme që vendi të shmangë një falimentim të pakontrolluar.Të dielën Samaras ka theksuar se  pagat dhe pensionet nuk do të preken më dhe reduktimi i ardhshëm i deficitit që përbën një detyrim kontraktual do të jetë i fundit.Kryeministri grek ka thënë se problemi nuk qëndron nëse do të ndërmerren masa të reja apo jo por ajo që do të ndodhë nëse nuk miratohen këto masa.Pasi e ka quajtur normale situatën aktuale brenda koalicionit Samaras ka siguruar që kjo nismë do të parandalojë një makth dhe më të madh që mund të letë pasoja të rëndësishme politike.Ai e përshkroi situatën që po kalon Greqia si një moment dramatik duke vënë në dukje se ka nga ata që marrin vendime dhe ecin përpara, por dhe nga ata që vazhdojnë të ngecin në të kaluarën, dhe kanë pikërisht këta të fundit që duhen cilësuar si kundërshtarë.Kryemininistri grek ka theksuar se deri tani nuk ka asnjë përplasje me premtimet e bëra nga qeveria dhe se angazhimet e përfshira në marrëveshjen e qeverisë do të realizohen brenda katër vjetëve.