BE fton Daçiç dhe Thaçin në takimin e dytë, të mërkurën dy liderët në Bruksel
Diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian kanë inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë me normalizimin e marrëdhënieve këtë javë, kur pritet të realizohet edhe takimi i dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.“Catherine Ashton ka ftuar kryeministrin Daçiç dhe kryeministrin Thaçi në një takim në Bruksel të mërkurën”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Ashton.“Qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve”, thuhet më tej në komunikatë.Thaçi dhe Daçiç u takuan në zyrën e Ashton në tetor për bisedimet e para të nivelit të lartë ndërmjet të dyja shteteve.Negociatat pritet të vazhdojnë në nivel kryeministrash, ndërsa në agjendën e radhës pritet të diskutohet për shërbime dhe për telekomunikacion, raporton DPA.