Thaçi: Platforma për bisedime është Kushtetuta
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar se platforma e tij për bisedime me Serbinë është Kushtetuta e Kosovës, rezoluta e Kuvendit dhe deklarata e pavarësisë.Gjatë një vizite në Gjilan kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se e rëndësishme është që dialogu është përkrahur edhe nga spektri i gjerë politik dhe është miratuar edhe rezoluta në Kuvend.“Dialogu po mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-ja dhe vendet evropiane, ndërsa platforma ime dhe e ekipit kosovar në bisedime do të jetë gjithmonë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e pavarësisë“, ka theksuar kryeministri kosovar.Thaçi ka deklaruar se megjithatë urgjente mbetet implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani me Serbinë siç janë integrimi i kufijve, shpërbërja e strukturave paralele, identifikimi i të gjithë të pagjeturve.Ai ka thënë se dialogu dhe bisedimet janë çështje madhore dhe tejkalojnë konceptet partiake.