Qeveria greke kërkon miratimin e masave e reja të kursimit
Maria Kollia Tsarouha, kryetare e Parlamentit të Greqisë, gjatë seancës së sotme parlamentare, ka paraqitur projektligjin për masat e reja të kursimit, i cili u dorëzua për aprovim nga qeveria e vendit.“Qeveria e ka dorëzuar sot një projektligj për miratim të një plani afatmesëm strategjik fiskal për vitet 2013 deri në 2016, si dhe për zbatim urgjent të masave të ligjit 40-46. Ky ligj është përshkruar nga qeveria si shumë urgjent dhe është dërguar te komiteti përkatës”, ka thënë Tsarouha.Ndërkaq sindikatat publike dhe ato te sektorit privat kanë paralajmëruar greve 48 oreshe kunder shkurtimeve.Ndërkohë që sot shteti helen është në “errësirë informative”, pasi gazetaret kanë protestuar kundër largimeve nga puna dhe pagave të ulta. Protesta kane zhvilluar dhe mjeket, punonjesit e transportit publik si dhe tregetaret.Qeveria greke perkrah masat e reja shtrenguese qe vendi te sigurojë ndihmen financiare dhe te shmangë falimemtimin, eshte bere e ditur nga agjensia Reuters.Keto do te jene shkurtimet e fundit qe do te kete ne pagat dhe pensionet deklaroi diten e diele ne fjalimin e tij para anetareve te Demokracise se Re, kryeministri grek Antonis Samaras.Kryeministri grek ka thënë se problemi nuk qëndron nëse do të ndërmerren masa të reja apo jo, por ajo që do të ndodhë nëse nuk miratohen këto masa. Pasi e ka quajtur normale situatën aktuale brenda koalicionit, Samaras ka siguruar që kjo nismë do të parandalojë një makth dhe më të madh që mund të ketë pasoja të rëndësishme politike.Ai e përshkroi situatën që po kalon Greqia si një moment dramatik, duke vënë në dukje se ka nga ata që marrin vendime dhe ecin përpara, por dhe nga ata që vazhdojnë të ngecin në të kaluarën, dhe janë pikërisht këta të fundit që duhen cilësuar si kundërshtarë.Parlamenti grek pritet të votojë të mërkurën për paketën e shkurtimeve të shpenzimeve prej 13.5 miliard eurosh, të propozuar nga kryeministri Antonis Samaras.