Masat e kursimit, sindikatat greke nesër në grevë
Ndërsa qeveria greke ka depozituar ne Parlament paketen e re per shkurtimet qe do te votohen ne menyre qe vendi te sigurojë ndihmen financiare dhe te shmangë falememtimin, Sindikatat publike dhe ato te sektorit privat kanë paralajmëruar greve 48 oreshe kunder shkurtimeve.Ndërkohë që sot shteti helen është në “errësirë informative”, pasi gazetaret kanë protestuar kundër largimeve nga puna dhe pagave të ulta. Protesta kane zhvilluar dhe mjeket, punonjesit e transportit publik si dhe tregetaret.Qeveria greke perkrah masat e reja shtrenguese qe vendi te sigurojë ndihmen financiare dhe te shmangë falimemtimin, eshte bere e ditur nga agjensia Reuters.Keto do te jene shkurtimet e fundit qe do te kete ne pagat dhe pensionet deklaroi diten e diele ne fjalimin e tij para anetareve te Demokracise se Re, kryeministri grek Antonis Samaras.Kryeministri grek ka thënë se problemi nuk qëndron nëse do të ndërmerren masa të reja apo jo, por ajo që do të ndodhë nëse nuk miratohen këto masa. Pasi e ka quajtur normale situatën aktuale brenda koalicionit, Samaras ka siguruar që kjo nismë do të parandalojë një makth dhe më të madh që mund të ketë pasoja të rëndësishme politike.Ai e përshkroi situatën që po kalon Greqia si një moment dramatik, duke vënë në dukje se ka nga ata që marrin vendime dhe ecin përpara, por dhe nga ata që vazhdojnë të ngecin në të kaluarën, dhe janë pikërisht këta të fundit që duhen cilësuar si kundërshtarë.