Daçiç: Serbia e gatshme të negociojë për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2012, 21:11
Kryeministri serb Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme të bëjë kompromise për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.Sipas Daçiç Serbia është e gatshme të negociojë një zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët.Daçiç këto komente i ka bërë në Romë pas takimit me Ministrin e Jashtëm italian Giulio Terzi shtetit të të cilit i kërkoi mbështetje në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, raportojnë medet serbe.Kryeministri serb ka kërkuar që Evropa të besojmë më shumë në Serbinë dhe të marrë më seriozisht atë që e thonë liderët e saj.