Sturnaras: Votimi kundër buxhetit do e çonte vendin drejt falimentimit
Ministri i financave greke Janis Sturnaras ka paralajmëruar sërish politikanët grek se një votim kundër buxhetit do të ri do të çonte vendin drejt falimentimit. Gjatë diskutimeve për buxhetin e 2013 Sturnaras foli për një dalje të frikshme të Greqisë nga Eurozona." Javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Një gabim mund të çojë në falimentim të çrregullt të Greqisë, nga vështirësitë e paparashikuara dhe jashtë Eurozonës. Disa thonë se unë po bëj shantazh, por do të jetë një realitet brutal" theksoi Sturnaras.Ndërkohë instituti Kombetar i Statistikave në Greqi ka publikuar të dhëna të frikshme që tregojnë për një varfëri të theksuar në Greqi.Sipas këtij raporti, 21.4% e popullsisë së vendit në vitin 2011 kërcënohet nga varfëria.Më shumë se 3.4 milionë banorë, dmth 1/3 e grekëve ndodhen në gjendje të mjere ekonomike.Nga varfëria kërcënohet më shume se 23.7% e fëmijeve të moshës nga 0 deri në 17 vjeç dhe në të njëjten përqindje edhe personat mbi 65 vjeç.Një nga statistikat më shokuese është se numri i pjestarëve të familjeve në të cilat nuk punon askush, në një periudhe kohore prej gati tre muajsh, ka shkuar në 837.000 persona, nga 544.000 e një viti më parë.Të hënën një valë e re protestash do të përfshijnë Greqinë, ndërsa të martën dhe të mërkurën, sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat kanë shpallur një grevë të përgjithshme 48 orëshe, duke kundërshtuar politikat e ashpra ekonomike të qeverisë Samaras.