"Euro2020"/ Sulçe: Futbolli i bashkon të gjithë, njerëzit janë pa maska e të barabartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2021, 20:30
Kryeredaktori i sportit në Ora News, Altin Sulçe, thotë se riardhja e sportit po sjellë një ritëm tjetër të jetës.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Sulçe teksa ka dhënë detaje për rinisjen e futbollit ‘Euro2020” shprehet se futbolli i bën njerëzit i bashkon njerëzit.
"E para do të jetë me tifozë. Duket sikur riardhja e futbollit, sjell një ritëm tjetër të jetës. Pavarësisht racës fesë, futbolli bashkon njerëzit. Sporti i bën njerëzit të barabartë. Do kemi një program komplet ndryshe në lidhje me protagonistë në qytete të ndryshme. Informacioni do të jetë i shpeshtë dhe i saktë. Do jetë mënyrë e veçantë se si do paraqesim kronikat dhe intervistat."

