Dyrnjaja: Deputetët në Kuvend vetëm për rrogat, Hitaj: Parlamenti më i dobëti për faj të opozitës

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se  deputetët në parlament janë vetëm për të marrë rrogën dhe dietat.

Ndërsa gazetari tjetër, Arbër Hitaj u shpreh se parlamenti aktual ka qenë me i dobëti edhe për faj të opozitës.

Dyrnjaja: Deputetët në parlament vetëm për të marrë rrogën dhe dietat. Është bërë parlamenti si dikur shoferët që merrnin tollonat e naftës, nuk ka debat, nuk ka cilësi

Hitaj: Parlamenti aktual ka qenë me i dobëti edhe për faj të opozitës. Jemi në një situatë kritike për demokracinë dhe parlamentarizmit. Deputetët janë të painformuar, janë shumë të dobët.

Kume: Është një Kuvend që praktikisht opozitë. Djegia e mandateve ishte e pamenduar, na solli në këtë situatë që është parlamenti sot. Ndryshimet në Kushtetutë nuk do të bëheshin nëse në parlament do të ishte opozita e mëparshme.