E paprecedent në Pogradec/ Kapet 26-vjeçarja që trafikonte klandestinë, i kishte fshehur në bagazh

Aksioni "Blic" i drejtorisë vendore ka bërë të mundur ndalimin e një shtetaseje, e cila po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm.

26 vjeçarja, Xhuljana Hoxha është kapur nga shërbimet e policisë, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Benz", 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, informon policia.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat, po ashtu edhe shtetasit e huaj.

Mësohet se 26 vjeçarja i kishte fshehur emigrantët në bagazhin e makinës.

Policia po punon për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.