Sukth, shoferi 20-vjeçar përplas për vdekje 72-vjeçaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 20:03
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Sukth, Durrës
Një shofer 20-vjeçar ka përplasur me makinë një 72-vjeçare, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
"Më datë 09.06.2021, rreth orës 19:00, në Sukth, Durrës, shtetasi A. A., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "BMW", ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen N. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është i pajisur me leje drejtimi, si dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Nga testi i kryer është konstatuar se nuk ka përdorur pije alkoolike." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
