Beqiri: Shkarkimi i Metës nga mazhoranca mësim i madh që u jepet institucioneve shqiptare

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, avokati Idajet Beqiri u shpreh se nisma e mazhorancës për shkarkimin e Metës është mësim i madh që i jepet institucioneve shqiptare.

Beqiri: Na pikëpamja ligjore dhe procedurale, nuk ka asnjë shkelje nga mazhoranca në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor dhe shkarkimin. Nisma e mazhorancës mësim i madh që i jepet institucioneve shqiptare. Shkeljet e presidentit flagrante. Kryetari i shtetit nuk duhet të përdorë gjuhë urrejtje dhe të bëjë thirrje për dhunë.