Të vaksinuarit do të udhëtojnë lirshëm drejt Francës, jo ata që kanë marrë vaksina kineze dhe ruse
Franca ka vendosur të pranojë pa asnjë kufizim shqiptarët që kanë kryer vaksinën kundër COVID-19-ës.
Zyra e shtypit të aeroportit “Nënë Tereza” e ka njoftuar vendimin në rrjetet sociale.
Shqiptarët e vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson mund të udhëtojnë lirshëm drejt Francës, me kushtin që të kenë edhe një test PCR.
Ndërkohë, për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi).
Më herët, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA e kanë vendosur Shqipërinë në Nivelin 1, që do të thotë se qytetarët që janë plotësisht të vaksinuar dhe mund të udhëtohet lirshëm drej vendit tonë.

