Dyrnjaja: Duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Metën, është sprovë për të

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se në lidhje me shkarkimin e Metës duhet pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Dyrnjaja: Duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sprovë për GJK pozicioni që do të mbajë për presidentin. Presidenti u përfshi në një betejë politike, i vetëm.

PS po e shkarkonte në Presidencë kishte aheng, njësoj si në filmin “Koncert në vitin 1936”. Presidentin e “prodhoi” Rama, duhet të kërkonte ndjesë për këtë peshqesh. Politikisht Meta është i mbaruar.