Gjosha: Akti i shkarkimit të Presidentit shënon një nga goditjet më të rënda për demokracinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 20:38
Për ish-ministren e Integrimit Klajda Gjosha, vendimi i Kuvendit për të shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, është një nga goditjet më të rënda për demokracinë.
Sipas saj, ajo ç'ka të dhëmb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi.
Gjosha: Përtej shëmtirës parlamentare të ditës së sotme, ajo ç'ka të dhëmb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi! Akti i shkarkimit të Presidentit shënon sot një nga goditjet më të rënda për demokracinë! Pavarësisht betejës ligjore e cila vazhdon, beteja më e madhe është ajo e shkuljes së një regjimi nga rrënjët!
