Gazetarët jashtë Kuvendit, ambasadorja franceze: Të mbështesim lirinë e shtypit

Lidhur me ndalimin e gazetarëve në veprimtaritë e Kuvendit, ka reaguar edhe ambasadorja e Francës në vendin tonë, Elisabeth Barsacq.

Ajo ka shpërndarë reagimin e delegacionit të BE-së në Shqipëri të cilët kanë shprehur keqardhjen për këtë veprim të Kuvendit, duke cituar edhe Volterin për mbështetjen e lirisë së shtypit.

"Volteri: Le të mbështesim lirinë e shtypit, ajo është baza e të gjitha lirive të tjera, me anë të kësaj ne ndriçojmë ndërsjellë vetveten"-shkruan ajo.