Përmbyset makina në Igumenicë, në gjendje të rëndë i riu emigrant nga Dibra
Nga Entjola Budo Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 19:55
Një i ri nga Dibra është aksidentuar rëndë në orët e vona të pasdites së sotme, 9 qershor, në Paranthi të Igumenicës.
Shtetasi me inciale J.B. 24 vjeç nga Dibra, i cili është emigrant në Greqi, ka humbur dalë nga rruga me automjetin e tij, i cili është përbysur në rrugë.
Sipas informacioneve të fundit, gjendja shëndetësore e të riut është e rëndë ndonëse u transportua me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Janinës.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

