Ndalimi i gazetarëve nga Kuvendit, Delegacioni i BE-së: Keqardhje që nuk është konsultuar me mediat

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me heqjen e gazetarëve nga Parlamenti për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve.

Përmes një reagimi në Twitter, delegacioni i BE-së në vendin tonë shprehet se një e drejtë e tillë e medias është element i rëndësishëm i një demokracie liberale.

Po ashtu, delegacioni shpreh keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti

"Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014."