Zaptohen hapësirat publike në Tiranë, qytetarët: Duhet të ecim dredha-dredha

Lokalet apo biznese të tjera private kanë pushtuar hapësirat publike në kryeqytet duke ngushtuar gjithnjë e më shumë trotuaret dhe hapësirën për qytetarët.

Për kalimtarët kjo situatë është shqetësuese në kushtet kur Tirana ka numrin më të madh të aksidenteve brenda qytetit.

"Kaloj nga rruga e makinës nganjëherë. Dy veta nuk kanë ku të kalojnë."

"Me zor, duhet të dalësh te rruga, është shumë keq. Bllokimi i trotuarit është shumë keq."

"Edhe jashtë kemi qenë, i kam parë, jo kështu, përibret."

"Pushteti vendor, ata e kanë detyrim".

"Ti heqin që të ecim lirshëm, tamam si njerëzit. Dredha-dredha, nuk ka siguri."

Më i vështirë bëhet kalimi në këto zona për nënat me karroca ose personat me aftësi të kufizuara.

Qytetarët thonë se aksionet për lirimin e hapësirave publike duhet të ishin marrë me kohë ndërsa për prezencën në terren në policisë pas zgjedhjeve e kanë një shpjegim.

"Tani i morën votat ata."

"Po heq ato plakat që nuk pengojnë njeri, shikoji ata matanë që kanë bllokuar gjithë trotuarin, pse nuk i heq ata por heq ato plakat që shesin këtu për 5 lekë."

"Nuk ke ku të kalosh."

Por edhe pse kryebashkiaku i Tiranës premtoi publikisht se nuk do të tolerojë dhe do të ndëshkojë këdo që zapton hapësirat publike, situata vijon të jetë e njëjtë në shumë zona të kryeqytetit.