Shiu përmbyt Korçën për të dytën ditë radhazi, probleme me energjinë elektrike
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 21:29
Nis shiu i rrëmbyer përsëri në Korçë, ka krijuar probleme në zonën turistike të Pazarit të Vjetër. Probleme ka pasur dhe me energjinë elektrike pasi ka rënë nënstacioni i Korçës.
Defekti është rregulluar pas 30 minutash. Ndërkohë gjithë punonjësit e ujësjellësit janë në gatishmëri për stabilizimin e situatës.
Shirat e dendur në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave, kanë krijuar edhe bllokimin e rrugës nacionale Maliq - Lozhan - Gramsh, konkretisht ne zonën e Moglicës.
Shirat kanë sjellë rrëshqitjen e gurëve në rrugë dhe si pasojë edhe vështirësimin e qarkullimit.
