Tre “rebelët” e SuperLigës shpëtohen nga drejtësia zvicerane
UEFA e ka seriozisht për të dhënë një shembull ndaj Real Madrid, Barcelonës dhe Juventusit të cilët ende nuk kanë lënë projektin e SuperLigës së Europës por tashmë qeveria europiane e futbollit ka marrë një goditje nga Zvicra.
Ministria Zvicerane e Drejtësisë u ka dërguar një njoftim të dy organeve të larta të futbollit (UEFA dhe FIFA), duke u komunikuar se nuk do të jenë në gjendje të vendosin sanksione nga tri klubeve që po bëjnë rezistencë teksa dihet që më 25 maj, UEFA kishte nisur procedurat disiplinore kundër skuadrave të mësipërme.
Ky është një lajm i mirë për Juven, Realin dhe Barçën të cilët të paktën në sezonin e ardhshëm pritet të jenë në Champions League por që gjithsesi ata po bëjnë të pamundurën në rrugë ligjore që të marrin “ok” për të vijuar me SuperLigën.
E tillë është edhe kërkesa në Gjykatën Europiane të Drejtësisë që ky institucion të japë mendim nëse UEFA e FIFA mund të ndalojnë klubet që të krijojnë një kompeticion të tillë në të ardhmen.
