E rëndë! 19-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë 17-vjeçaren greke, arrestohet i riu

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Glyka Nera të Greqisë.

Sipas mediave të huaja, një 19-vjeçar shqiptar, ka tentuar të përdhunojë një 17-vjeçare greke, teksa kjo e fundit ishte duke u kthyer në shtëpi.

Mediat bëjnë me dije se rasti ëhstë denoncuar vetë nga vajza, ku kjo e fundit ka treguar edhe si ndodhi ngjarja.

Vajza është shprehur se ka qenë duke u kthyer në shtëpi kur 19-vjeçari iu afrua, e shtrëngoi fort duke e përqafuar dhe nisi ta prekte në pjesët intime.

Më pas, ajo ka treguar se shqiptari i ka tentuar t’i zbërthente pantallonat, por në këtë moment ajo ka arritur të shpëtojë duke vrapuar me shpejtësi drejt shtëpisë.

Autoritetet kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të riun shqiptar, i cili tanimë, pritet të marrë masën e sigurisë nga një gjykatë e vendit.