Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës, arrestohen 9 persona, sekuestrohen 400 kg hashash

Nëntë persona janë arrestuar si rezultat i finalizimit të operacionit anti-drogë të zhvilluar nga autoritetet spanjolle.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se grupi u trafikut përbehej nga shqiptarë, të cilët vepronin në perëndim të Almerisë.

Ndërkohë mesohet se gjatë operacionit po ashtu janë sekuestruar 400 kilogramë hashash.

Në njoftimin zyrtar të Policisë Spajolle, thuhet se grupi kishte për qëllim që ta trafikonte drogën nëpërmjet transportit rrugor.

Sakaq, bëhet e ditur se operacioni i koduar “Menthan” u zhvillua në Aguadulce dhe Vícar, duke qenë se në këto dy zona ishte i përqendruar dhe aktiviteti kriminal.

Mediat raportojnë se Drejtoresha e Policisë, María Gámez, ka deklaruar se nga hetimet është zbuluar se të arrestuarit ishin pjesë e një fraksioni të një organizate ndërkombëtare që kishin lidhje me mafien italiane, “Sacra Corona Unita”.

Operacioni ka filluar që në prill të vitit të kaluar, ku asokohe u vu në pranga një person që  ku u që po transportonte 26 kg kanabis.