Ju flet Moska - Ku ndahen e vërteta shkencore dhe teoritë e konspiracionit për Covid-19
Origjina e koronavirusit ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka nxjerrë një urdhër prej disa ditësh dhe u kërkon të gjithë institucioneve zyrtare amerikane që kanë lidhje me çështjen e koronavirusit që të punojnë për zbulimin e prejardhjes së Covid 19 në të dy pistat, jo vetëm atë natyrore por edhe atë që mund të jetë bërë nga dora e njeriut. Biden ka thënë çfarëdo që të jetë.
Ky qëndrim i Biden është në pajtim me atë që ka thënë në fjalimin hapës në 20 janar të këtij viti kur bëri betimin, tha ka një luftë midis gënjeshtrës dhe të vërtetës. Presidenti kishte një sfidë për këtë filozofi me Covid 19, të thuhet e vërteta e virusit. U ka kërkuar institucioneve amerikane që të zbulojnë të vërtetën e prejardhjes së virusit përtej teorive të konspiracionit.
Këta që i mëshojnë teorisë si një rrjedhje nga laboratori duan ta paraqesin si një armë të qëllimshme. Duan të thonë që Partia Komuniste e Kinës bëri një armë biologjike dhe e lëshoi nëpër botë duke përfshirë dhe Kinën. Mbështetësit e Trump thonë se demokratët janë përgjegjës se ka ndodhur financimi që në kohën e Obamës.