BOOM - Të ‘burgosur’ në shtëpitë e tyre, Veliaj firmos lejen për pallat, izolohen 11 familje

Në redaksinë e emisionit BOOM janë drejtuar banoret e rrugës "Qemal Stafa" të cilët një ditë të bukur nuk mund të dilnin nga shtëpia pasi hapësira përpara pallatit ishte rrethuar.

Bashkia e Tiranës ka dhënë leje për ndërtimin e një pallati ndërkohë që shtëpive private aty pranë i është bllokuar rruga e kalimit.

Banorët akuzojnë Bashkinë e Tiranës se ka dhëne leje ndërtimi në një shesh publik. 

Banorët: Është dhënë një leje ndërtimi në datën 25 mars 2021 nga Bashkia Tiranës. Rrethimi i zonës u bë në prezencë të policisë shtetit. Kjo hapësirë këtu ka qenë hapësirë publike tani është dhënë për pallat. Më kanë vënë rrethimin në derë të shtëpisë nuk kemi nga të dalim u izoluam. Ku të kaloj këtu zjarrfikësja e ambulanca?  Kërkoj nga Bashkia të vijë të shikoje se çfarë leje ka dhënë. 

Qytetari: Unë katin e parë të shtëpisë e kam lëshuar me qera shtypshkronjë. Supozojmë se ra zjarr ku do te kaloje zjarrfikësja? Për më tepër nëse qeraxhiu do të zhvendoset si ti nxjerre pajisjet që këtu?  Ka pajisje që janë 3 metra te gjata dhe peshojnë 5 ton kurse rruga që na është lëne ne, është 1 metër. Kush I jep këto leje? Bashkisë ia paguaj të gjitha taksat të vijnë në  terren e të shohin se çfarë bëhet. 

Ndërkohë, BOOM  po xhironte te një familje  firma po kryente punime, muri rrethues u trondit nga gërmimet edhe copa të mëdha muri ranë në shkallet e familjes.  

Fatmirësisht pa pasoja se mund të kishte dhe plagosje. 

Ky është dhunim i pronës private, por do të kishte qenë fatale kjo goditje nëse do kishte qenë ndonjë familjar aty pranë. Këto janë kostot që paguajnë qytetarët për lejet e bashkisë Tiranë.  

Nga ana tjetër, qytetarja liston edhe provat qe kane dhe institucioneve që janë drejtuar.