Kadilli: Basha la në mes kauzat e vërteta, Shehaj biznesmen i mirë, por jo politikan
I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se Basha ka lënë kauzat e vërteta në mes, si reformën administrative dhe Kodin Zgjedhor.
Ai tha se Agron Shehaj është një biznesmen i mirë, por nuk ka lidhje me politikën, pasi nuk ka një nuk element që e dallon si politikan.
Kadilli: Basha ka lënë kauzat e vërteta në mes. Reformën administrative dhe kodin Zgjedhor, por kur dola kundër Basha më tha tërhequr, se nuk donte të jepte një mesazh të tillë nga PD-ja.
Agron Shehaj është një biznesmen i mirë, por nuk ka lidhje me politikën. Nuk ka asnjë paragjykim për biznesin e call center, se kam vlerësim maksimal, por vlerësimi jo i përshtatshëm për kandidatin, them se nuk ka një element që e dallon si politikan.
Nuk mund të ngatërrohet fama dhe politika. Shehaj ka marrë 2-fishin e votave të Berishës, por politikan është Berisha dhe Shehaj.

