Krim i rëndë në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë dhe më pas var veten

Një ngjarje gati në kufijtë e horrorit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd.

Një 56-vjeçar i identifikuar si Qemal Bici ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij 53-vjeçare Menderie Bici dhe më pas ka varur edhe veten.

"Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten" -njofton policia.

Mësohet se çifti ishin prindër të katër fëmijëve.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Krim i rëndë në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë

Krim i rëndë në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë

Krim i rëndë në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë

Krim i rëndë në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë