Sfida për 1 milion vaksina, mbërrijnë edhe 11,700 doza Pfizer në Rinas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 22:13
Edhe 11,700 vaksina Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani.
Lajmin e ka ndarë kryeministri Rama bashkë me angazhimin për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit.
Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se deri sot janë kryer 800 mijë vaksinime.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 5 raste të reja me virusin dhe një humbje jete.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.




