Rrënojat pas shembjeve në Ksamil, pronarët shpëtojnë ç'të munden
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 21:25
Tre objektet që u shembën sot në Ksamil janë kthyer në rrënoja. Sipas pronarëve ata janë njoftuar vetëm ditën e sotme për prishjet e objekteve buzë detit.
Pa kundërshtime të forta pronarët e subjekteve kanë pranuar ti heqin vetë një pjesë të materiale, dhe të mos ndërhyjnë fadromat e IKMT-së.
Pasditja në Ksamil kaloi duke shpëtuar çfarë të mundeshin nga rrënojat.
Operacioni për prishjen e objekteve pa leje do të vazhdojë gjatë gjithë muajit qershor, duke përfshirë edhe banesa.
