Të gjithë probleme me gjykatat, djali i Mexhit Picarit, Klemendi i dënuar me 6 vjet burgim për përdhunim të miture

Klemend Picari, djali i Mexhit dhe vëllai i Dhurata Picarit, të arrestuar tre ditë më parë, për vrasjen me armë të Kudret Saliaj dhe plagosjen e ish-prokurorit të Tiranës, Adriatik Cama, rezulton të jetë përfshirë në një ngjarje të rëndë. “Ora News”, mëson se tashmë veç problemeve me drejtësinë që ka Mexhiti dhe Dhurata, probleme me gjykatat ka pasur dhe vijon të ketë, djali i vetëm i familjes, Klemend Picari.

Rezulton se ky i fundit është dënuar në 3 qershor 2020 nga gjykata e Tiranës me 6 vite burgim për akuzën e “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura” nga mosha 14 deri në 18 vjeç. Ky vendim dënimi është apeluar nga i riu Klemend Picari, në gjykatën e Apelit Tiranës, e cila është ende në pritje të gjykimit të kësaj dosje, ku gjyqtare e çështjes është zgjedhur Elbana Lluri.

Sipas dosjes hetimore Klemend Picari, ka abuzuar seksualisht me të miturën me inicialet E.S. Kjo e fundit e ka kallëzuar dhe më pas çështja ka shkuar në prokurori. Klemend Picari ka pranuar krimin e rëndë dhe për pasojë është dënuar me 6 vite burgim në muajin qershor 2020.

Të gjithë probleme me gjykatat, djali i Mexhit Picarit, Klemendi i

Një vit pas këtij dënimi, në 4 qershor 2021 babai i tij, Mexhiti dhe motra e Klemendit, Dhurata, ekzekutuan shumë pranë gjykatës së Tiranës me 4 plumba, Kudret Saliaj, i cili mbeti i vdekur në vend. Ndërsa i plagosur mbeti dhe avokati Adriatik Cama.